Prej kohësh përflitet për një lidhje dashurie mes Dorina Gegiçit dhe menaxherit të njohur Denis Avdiu.
Në fakt modelja e njohur dhe Denisi thuhet se janë bashkë prej kohësh por që kanë arritur që romancën e tyre ta mbajnë larg syrit të medias dhe publikut.
E është dashur tek një datë e shënuar, ditëlindja e Dorinës që akujt të shkrihen.
Për të parën herë, Avdiu, i cili është menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, ka publikuar një fotografi me të dashurën.
‘’Urime ditëlindjen’’ është mbishkrimi i fotografisë ku çifti duken për mrekulli së bashku.