Ashtu sic ju njoftuam pak me heret, gjate “Prime” te sotem do te kishte hyrje te reja, me saktesisht 5 konkurrent te rinj, dhe ashtu ndodhi, ku deri me tani 3 prej tyre u prezantuan me pjesen tjeter te studios dhe me publikun.
Baki, Kristo dhe Aldis jane 3 konkurrentet e prezantuar deri me tani, ku qe ne fillim te 3 spikaten me hyrjen e tyre duke shprehur dhe pelqimet e para.
Por, ai qe ‘habiti’ me shume ishte Aldisi, ku ne prezantimin e tij foli pak per te shkuaren ku u shpreh se ka qene futbollist me ekipe mjaft te njohura, ekipe elitare si Partizani, Messina por dhe te ekipi aktual i futbollistit Lionel Messi, ai i PSG.
Sigurisht qe ne kohen kur Aldisi ishte ne prove te PSG, Messi nuk ishte ende pjese e ekipit, por vlen per tu theksuar mundi qe ky djalosh ka derdhur per nje te ardhme me te mire, por qe per fat te keq u penalizua nga disa probleme shendetesore dhe jo vetem, sic u shpreh dhe vete konkurrenti.
Gjithashtu i nxitur pak dhe nga opinionistja Duro, se sa te ardhura nxjerr ne fund te muajit, Aldisi u shpreh se nxjerr nje shume mjaft te konsiderueshme, edhe pse momentalisht jeton ne shtepi me familjen e tij.
https://www.instagram.com/tv/CXo8j3ClY7j/?utm_medium=copy_link