Klaudja Pepa është një ndër balerinat e cila me talentin dhe pasionin e saj për kërcimin ka arritur të shkëlqejë në çdo vend ku ajo ka performuar.
Këtë gjë ajo na e ka treguar më së miri se sa e zonja është në atë që di të bëjë më së miri.
Për shkak të jetesës në Itali dhe angazhimeve profesionale, intervistat e balerinës janë të pakta.
Së fundmi ajo ka qënë pjesë e emisionit “Në kurthin e Piter Pan” me Alketa Vejsiun ku u gjend mes pyetjeve të shumta të fëmijëve.
Mes këtyre pyetjeve, ishte moderatorja e cila e pyet nëqoftëse ka të reja nga jeta e saj personale, ku ajo i përgjigjet duke thënë se një shok e kam dhe unë, duke mos dhënë më shumë detaje.
Balerina ka preferuar që jetën e saj private ta mbajë larg syve të publikut, duke e shijuar lidhjen e pranuar të gjithën për vete.
Kohët e fundit ajo ka qënë mjaft e komentuar nga mediat për shkak të pjesmarrjes së saj në Eurovision krah këngëtares Ronela Hajati në përfaqësimin e Shqipërisë në këtë Festival, ku me anë të performances që dhuruan arritën të elektrizonin një publik të gjërë.