Dikush e pyeti Dojna Memën – e cila është në pritje të ëmbël – në lidhje me lindjen (natyrale apo me operacion) dhe moderatorja theksoi se “është një nga ato pyetjet që do ta kisha evituar”.
“Kjo është nga ato pyetjet që unë do ta kisha evituar, por për sa kohë kam një Instagram publik, dua t’i diskutojmë edhe ca gjëra që ndoshta shumë vajza që janë shtatzënë, bezdisen nga pyetje të caktuara,” u shpreh Dojna.
“Do ta bësh vetë apo me operacion?” është një pyetje të cilën nuk duhet t’ua bëjmë grave shtatzëna. Argumenti që Dojna përmendi vlen.
“Sidomos shprehja ‘do ta bësh vetë apo me operacion’ më duket totalisht e pavend, sepse krijon këtë idenë sikur në rastin e parë ti e bën vetë, në rastin e dytë nuk e bën vetë, ndërkohë që në të dyja rastet është nëna ajo që sjell në jetë fëmijën dhe mbetet një heroinë e vërtetë që kalon procesin e lindjes, sidoqoftë ai.”
“Unë e kam lënë deri në momentin e fundit, do të jetë doktoresha ajo që do të më thotë cila është më e mira për mua,” u shpreh Dojna.
Shtatzënia është një proces i veçantë që nuk përjetohet njësoj. Pyetje delikate, personale dhe shpeshherë shqetësuese – si për shembull “si do të lindësh?”, “sa kilogramë ke shtuar?”, “me këtë do e mbyllni?”, “je e sigurt që është mirë bebi?”, “ke frikë që do të nxjerrësh një fëmijë nga vagina?” etj – duhen shmangur sepse mund të ndikojnë për keq në shëndetin mendor dhe emocional të nënës së ardhshme. Për sa kohë ato nuk flasin të parat për tema të tilla, ju mos pyesni.
Burimi: /Anabel