Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Kjo është infermierja ‘përbindësh’ që vrau 7 foshnja duke i mbiushqyer dhe helmuar

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Një infermiere britanike është gjetur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe tentim për vrasjen e gjashtë të tjerëve në një spital të neonatologjisë ku ajo punonte.

Lucy Letby, 33-vjeçare, u përball me akuzat që nga tetori i vitit të kaluar. Ajo u akuzua se u kishte injektuar viktimave, foshnje të porsalindura që ishin ose të sëmura ose kishin lindur para kohe, ajër, i ka mbiushqyer me qumësht dhe i ka helmuar me insulinë.

Një juri në Gjykatën Mbretërore të Manchester-it e shpalli atë fajtore pasi për 22 ditë shqyrtoi dosjen e saj. Letby ishte arrestuar pas vdekjeve të disa foshnjave në njësinë neonatale të spitalit Chester-it në veriperëndim të Anglisë. Vdekjet kishin ndodhur nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016 ku ajo ishte në turn.

Prokuroria tha se Letby kishte “llogaritur” gjithçka dhe kishte përdorur metoda të vrasjes “që nuk lënë shumë gjurmë pas”.

Gjatë gjykimit janë dëgjuar edhe dëshmitë e kolegëve të infermieres, të cilët thanë se kishin vërejtur se Letby kishte qenë në punë në çdo rast kur foshnjat e porsalindura kishin vdekur.

Letby ishte arrestuar dhe ishte liruar dy herë. Ajo u arrestua për herë të tretë më 2020 dhe që atëherë ndodhej në burg.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e saj, policia kishte gjetur dokumente të spitalit dhe shënime të cilat i kishte shkruar vetë Letby. Në një prej shkrimeve thuhej: “Jam e lig, unë e kam bërë këtë”.

Letby më vonë pretendoi se ky shënim ishte bërë pasi ishte transferuar të kryente punë administrative pas vdekjes së dy trinjakëve brenda 24 orëve.

Mjekë dhe kolegë të saj disa herë kishin ngritur zërin te menaxherët e spitalit për vdekjet e papritura të foshnjave të porsalindura që ndodhnin kur ato ishin nën kujdesin e Letby-t.

Infermierja ka mohuar akuzat dhe ka sugjeruar se një “bandë” prej katër mjekësh po tentonin që t’ia hidhnin fajin asaj për shkak të dështimeve të spitalit sa i përket përkujdesjes së foshnjave.

 

Related Posts

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë/ Ja si ndahen mandatet mes PS, PD dhe partive të tjera

12 May, 2025

Deklarata e fortë: “S’ka më dyshime, SPAK u krijua për mandatin e katërt të Ramës”

12 May, 2025

Numërohen 50% të votave në Shqipëri, ja si është rezultati

12 May, 2025

Ndryshim i menjëhershëm nga votat e Diasporës, ja renditja

12 May, 2025
Related Posts

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë/ Ja si ndahen mandatet mes PS, PD dhe partive të tjera

12 May, 2025

Deklarata e fortë: “S’ka më dyshime, SPAK u krijua për mandatin e katërt të Ramës”

12 May, 2025

Numërohen 50% të votave në Shqipëri, ja si është rezultati

12 May, 2025

Ndryshim i menjëhershëm nga votat e Diasporës, ja renditja

12 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.