Ylli i njohur i “KUWTK” Kim Kardashian së fundmi ka folur në lidhje me ankthin që ka përjetuar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Kanye West dhe e gjitha ka lidhje me veshjet e saj sepse ishte West ai që kujdesej për çdo paraqitje të saj kur ishin të lidhur.
Kjo është bërë e ditur në episodin e së enjtes në “The Kardashians” teksa ajo ishte duke diskutuar me motrën e saj Kourtney.
Pasi i tregoi se ajo ishte aq e lidhur me Kanye në lidhje edhe me veshjen, ajo u shpreh gjithashtu se:
“Edhe tani kam sulme paniku dhe ankth në lidhje me pjesën se çfarë të vesh? Në Nju Jork ai më stiloi të gjithën për “Saturday Night Live”.
Kim Kardashian tregoi edhe disa nga momentet kur Kanye e ka ndihmuar por edhe e ka kritikuar si për shembull për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e tetorit 2021 për revistën Wall Street Journal apo edhe tek dasma e Paris Hillton. Kim tregoi gjithashtu se:
“Kanye do të ndërhynte dhe do të thoshte: “Ti duhet t’i bësh flokët kështu. Duhet të bësh grimin kështu”. Kjo është gjuha e tij e dashurisë. Unë gjithmonë kam besuar tek ai sidomos edhe për veshjet.”
Gati një vit pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga reperi, Kardashian ka thënë se ende po përpiqet të përcaktojë identitetin e saj në fushën e modës.
“Po përpiqem të kuptoj kush jam unë në botën e modës. Unë kam qenë gjithmonë ‘The Kardashians’ me motrat e mia dhe më pas kam qenë ‘Kimye’. Kush është Kim Kardashian tani? Si të arrij atje pa Kanye?”
Kujtojmë gjithashtu se Kim Kardashian ka lënë pas çdo gjë dhe tashmë po shijon lidhjen e saj me Pete Davidson madje ata kanë bërë edhe disa dalje publike së bashku ku më e fundit ishte ajo në “Met Gala 2022”.