Kim Kardashian ka deklaruar se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur.
Në intervistë për The New York Times, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë.
“Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund”, tha Kim me humor.
Menjëherë pas publikimit të intervistës, në rrjet vërshuan komente të pafundme.
Madje, sipas Page six, shumë komentues u tallën me të duke e pyetur nëse produktet e Skim janë të përbëra nga jashtëqitjet.