Kiara zbulon moshën kur ka dhënë puthjen e parë, reagimi i Luizit është epik

Së fundmi, banorët e reality showt të njohur, “Big Brother VIP” kanë treguar se kur e kanë dhënë puthjen e tyre të parë.

E sigurisht, kush mund të ishte më kurioz në këtë diskutim se Luizi?

Pas Beatit, Luizi pyeti Kiarën për të mësuar se kur e ka dhënë ajo puthjen e parë në buzë.

Kiara tregoi se puthjen e parë e ka dhënë në moshën 17 vjeçare, përgjigje e cila “la pa fjalë” Luizin.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: Sa vjeç ke qënë kur ke puthur për herë të parë?
Kiara: 17
Luizi: Turp të kesh, turp.
Kiara: Pse turp, ça ka për turp?
Luizi: Turp të kesh.

Kujtojmë se kënga që Luizi i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, “Me ty”, ka arritur në 3 milion klikime, dy ditë pas publikimit.