Ka kaluar pak kohe nga startimi i “Big Brother VIP” dhe banoret kane filluar te rrefejne histori nga jeta e tyre me njeri tjetrin.
Diten e sotme, moderatorja Kiara Tito ka treguar e perlotur kohen kur i duhej te rikthehej ne Shqiperi, pasi nje pjese te mire te jetes se saj e ka kaluar ne Itali.
“Arsyeja pse une vendosa te kthehesha ne Shqiperi ishte sepse Italia ne ate periudhe pati nje krize ekonomike dhe prinderit e mi nuk paten mundesine qe te me ofronin shkollen dhe e menduan si opsion me te mire qe te rikthehesha.”
Kiara tregoi gjithashtu se deshironte te behej pjese e botes se modelingut, mirepo gjatesia ia privoi kete gje, ndaj ajo vendosi te marre pjese ne “Miss Shqiperia 2013”.
“Mora pjese ne nje konkurs bukurie dhe aty fitova çmimin Miss Inteligjenca dhe brenda ishte nje burse shkolle,”- tha ajo, “erdhi si nje dhurate per mua dhe per prinderit e mi.”