Producentja dhe gazetarja e njohur, Dalina Buzi, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për “Top Albania Radio”.
Dalina u pyet për opinionet e saj rreth disa banorëve më të komentuar të shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku si gjithnjë foli pa dorashka.
Përsa i përket Amosit, Dalina u shpreh se është konkurrenti i cili nuk i pëlqen fare, teksa e konsideroi deklaratën e tij për Luizin një të folur ‘alabakësh’.
Gazetarja dha një koment edhe për Olta Gixharin, për të cilën tregoi se ka një shoqëri të vjetër, mirëpo loja e saj në shtëpi e ka zhgënjyer.
Sipas Dalinës, Olta po ngacmon konkurrentët e dobët dhe po tregohet emocionale, ndërsa shtoi se nuk mund t’a bëjë rolin e liderit.
Një tjetër pyetje që iu drejtua Dalinës ishte rreth çiftit të mundshëm, Luizit dhe Kiarës.
Sipas gazetares, Kiara nuk ka ndjenja për Luizin, megjithëse shtoi se është e vështirë t’ia kuptosh ndjenjat një shenje bricjapi, që në këtë rast është Kiara.