Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP” kanë patur mundësinë të zhvillojnë një emision radiofonik në “Top Albania Radio” për disa orë me rradhë.
Ata kishin të drejtën të trajtonin tema të ndryshme përsa i përket BBV, e një prej tyre ishte rreth vërtetësisë së miqësive të krijuara brenda shtëpisë.
Kiara ishte një prej dëshmitareve se miqësia e vërtetë brenda BBV egziston, duke përmendur këtu marrëdhenien që ajo arriti të krijojë me Efin.
“Me Efin kam ndjerë një lloj miqësie shumë të ngushtë pasi ndajmë të njëjtat mendime. Nëse dal të martën, gjëja e parë që do të bëj është të pi një kafe me Efin se më ka marrë shumë malli dhe jam e sigurt që miqësia jonë do vazhdojë edhe jashtë kësaj shtëpie, e kam këtë ndjesi. Kështu që nuk e di pse paragjykojnë që nuk egzistojnë miqësitë këtu në BB“- u shpreh Kiara për Efin.
Kujtojmë se Efi u skualifikua nga loja në një mënyrë të papritur, pasi Dea Mishel iu dha mundësia për të nxjerrë automatikisht tre banorë në nominim, gjë që shkaktoi një revoltim të madh tek publiku.