Së fundmi, produksioni i BBV i dha mundësinë banorëve që në mënyrë anonime të mund ti shkruajnë të gjitha pyetjet që kanë për banorët e tjerë.
Duke shkuar një nga një në dhomën e rrëfimit, çdo banor shkruajti një apo disa pyetje.
Teksa mbaruan, pyetjet u mblodhën të gjitha në një dhe u lexuan nga Amosi.
Në mesin e pyetjeve, ajo që morri më shumë vëmendje ishte një pyetje për Luizin.
“Pse bën sikur nuk e di që Kiarën e pret dikush jashtë?”, i tha Amosi, sigurisht pa e treguar emrin e banorit që ia drejtoi këtë pyetje.
Me tre përgjigje të shkurtra, Luizi tha: “E para e punës nuk e di. E dyta e punës, nuk është. E treta e punës, edhe nëse ka patur nuk e ka më.”
Mirëpo, fill pas kësaj, pasi mbaruan të gjitha pyetjet, banorët janë parë mjaft të revoltuar me njëri-tjetrin, shkak pyetjet anonime që ishin mjaft provokuese dhe me qëllim të keq.
Teksa po diskutonte me Bjordin, Luizi tregoi se është i sigurt se pyetjen në lidhje me Kiarën ia ka bërë Olta Gixhari.
Luizi shtoi se edhe ai mund ta pyeste nëse Olta ka diçka më shumë me Kristin, por ndryshe nga aktorja, ai nuk bën pyetje të tilla. /lokimagazine.com
https://www.instagram.com/reel/CoCZXjEuukq/?igshid=YmMyMTA2M2Y=