Kiara dhe Efi ishin dy prej banoreve më të spikatura të “BBVIP” në edicionin që lamë pas, e sic mund ta mbani mend, vajzat ishin shumë të afërta dhe patën të njejtat “shije” në lojë pasi u pozicionuan krah Luizit.
Tani që programi ka mbaruar, gocat vazhdojnë të kenë të njejtat shije, këtë herë në veshje.
Kështu në postimet e fundit në Instagram, teksa është me pushime, Efi ka ndarë me ndjekësit edhe veshjen që ka zgjedhur dhe është një fustan i verdhë, i lirshëm, i përshtatshëm për “beach mode” dhe lehtësisht i kombinueshëm me aksesorët që ish-banorja e BBVIP ka zgjedhur.
Të njejtin fustan ja kemi parë veshur Kiarës pak ditë më parë, në një video që ka postuar, teksa fansat e saj janë kujdesur që ta kapin momentin dhe tashmë kemi provat që pavarësisht marrëdhënies së tyre, ajo dhe Efi vazhdojnë të mendojnë “njësoj”, të paktën në stil.