Diçka duket se përsëri nuk ka shkuar mirë mes ‘çiftit’ më të përfolur të momentit, Kiara Titos dhe Luiz Ejllit.
Së fundmi ata kanë pasur një debat me njëri-tjetri ku gjithçka nisi pasi moderatorja i largoi dorën këngëtari në prani të banorëve të tjerë.
Kiara u shpreh se i pëlqen shumë prania e Luizit, mirëpo ai nuk i lë fare hapësirë dhe i ndërhyn në çdo debat që ajo bën me banorët e tjerë.
“Jam shumë nervozuar, a ka mundësi të më lësh rehat? Nuk e respekton fare hapësirën time. Ndjehem e ngarkuar, nuk kam gjë me ty, se respekton këtë gjë.”- u shpreh Kiara ndër të tjera.