Kishte kaluar shumë që nga koha kur pamë për herë të fundit Khloe Kardashian të bënte një ndryshim drastik me pamjen.
Që prej shtatorit të 2021-shit, Khloe i ka qëndruar besnike flokëve bjond dhe shumë të gjatë, por aq ishte.
Së fundmi, për festën e Beyonce-s dhe Jay Z në mbrëmjen e Oscar-it, ajo zgjodhi të provonte një model komplet ndryshe: prerjen bob dhe baluke të ndara anash.
Modelin e ri të flokëve, Khloe e ndau përmes publikimit të disa fotove në Instagram, ku thotë se frymëzimin e mori nga personazhi i Elvira-s (Michelle Pfeiffer) në filmin Scarface.
Pyetja e çdo vajze me flokë super të gjatë është: A guxoi vërtetë t’i priste kaq shkurt Khloe?
Hmm, jo! Stilistja e saj e flokëve thotë se janë paruke, pavarësisht se nuk ngjajnë si të tilla sepse janë realizuar në detaje. Sidoqoftë, nëse ka diçka që vazhdon të jetë fuqishëm në modë, janë baluket alla parisiene: të ndara në mes, me volum dhe të shkujdesura për t’u dukur edhe më sensuale.
Burimi: Glamour