#1
Kur fillova të dilja me të dashurin tim, mendova t’i vija një pseudonim penisit të tij. Vendosa për “Pursell” në shaka e sipër dhe ai u habit. Rezulton se mbiemri i nënës së tij dhe mbiemri i tij, derisa i ati e birësoi kishte qenë “Pursell” deri në moshën 6-vjeçare.
#2
Fëmijët e hallës simë kanë lindur në datat 9, 10, 11 dhjetor.
#3
Po punoja në një call center dhe pyes një vajzë për ditëlindjen – e kishte në një ditë me timen, 20 prill. Më pas, flas me dikë tjetër dhe ditëlindja e tij ishte e njëjtë me atë të vëllait tim, 27 prill. Me shaka, ai më tha se duhej të luaja në lotari, por unë e provova vërtetë. Fitova $380!
#4
Shoqja ime e ngushtë kishte 3 motra. Të treja janë martuar me njerëz që quhen Mark dhe janë inxhinierë. Këtë verë do martohet dhe shoqja ime! Gjejeni çfarë? Ai quhet Mark dhe është inxhinier.
#5
Kur isha 29 vjeç, më 19.09.1991, pas 9 orësh në sallën e lindjes, linda një djalë 9 pounds (rreth 4 kg).
#6
Në zyrën e mjekut tonë, dokumentet e vëllait tim gjithmonë përziheshin me një fëmijë tjetër sepse të dy kishin të njëtin emër, mbiemër, kishin lindur në të njëjtën ditë, vetëm në muaj të ndryshëm dhe nënat kishin emra të njëjtë.
#7
Shoqja ime më e mirë dhe unë kemi lindur në të njëjtën ditë në të njëjtin spital dhe nënat tona kishin të njëjtën dhomë shërimi. Ne u takuam 17 vjeç.
#8
Një herë takova një vajzë në një dasmë ku isha i ftuar. Duke folur, zbulova se të dy e adhuronim grupin Faithless. Më tha se kishte qenë njëherë në një koncert të Faithless dhe aty kuptuam, se ishim takuar dhe kishim folur edhe atëherë. Tani jemi bashkë!
#9
Unë kam lindur në ditën e Shën Valentinit, motra ime lindi në ditën e nënës, nëna ime lindi në ditën e punës dhe babai im lindi në prill.
#10
Kam mbushur 7 vjeç më 8/9/10.
#11
Shoku im më i ngushtë dikur ishte një Scout Boy dhe një nga “aktivitetet” e tyre ishte të adoptonin një person të moshuar si gjysh ose gjyshe. Vite më vonë, shoh një foto e tij me stërgjyshin tim. Ai e kishte adoptuar stërgjyshin tim si gjyshin e tij.
#12
Unë mbusha 4 vjeç më 4/4/2004 dhe numri im i volejbollit (i cili u caktua plotësisht rastësisht) ishte 44 për tre vjet. Tani unë shkoj në Universitetin e Syracuse, i cili ka numrin special 44 për shkak të yllit të futbollit Ernie Davis.
#13
Bëra 12 vjeç në 12/12/12!
#14
Ditën që gjyshi im vdiq, nëna ime ishte ulur në shtrat pranë tij duke e ngushëlluar dhe duke folur me të. Një nga gjërat që ajo i tha ishte: ‘Thuaji njerkut tim (Richie, i cili kishte vdekur vite më parë), i them përshëndetje’. Disa ditë më vonë, pasi gjyshi im vdiq, ne ishim në ëalgreens duke parë jashtë dritares kur një kamion i madh kaloi me mbishkrimin: ‘Richie thotë ç’kemi’ shkruar anash.
/Buzz Feed, Anabel