Pavarësisht sa shumë mund të keni ëndërruar për të vizituar një qytet te caktuar, apo sa jeni mahnitur nga fotot piktoreske në internet, jo rrallëherë njerëzit janë zhgënjyer kur kanë vizituar qytete shumë të përfolura.
Radical Storage, një rrjet për bagazhet, vendosi të analizonte 826,000 komente në TripAdvisor në 100 nga qytetet më të vizituara në botë për të zbuluar se në cilin vend turistët ishin zhgënjyer më shumë.
Parisi u rrëzua nga vendi i parë nga Orlando në SHBA, i cili kishte përqindjen më të madhe të komenteve ku vizitorët ndiheshin “të vjedhur” dhe në shumë komente theksonin se njerëzit ishin të pasjellshëm.
Në vendin e dytë ishte kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, i ndjekur nga destinacioni i njohur tajlandez, Pattaya.
Qyteti më i përshkruar si i mbivlerësuar ishte Da Nang në Vietnam, i ndjekur afër nga Parisi.
Praga ishte një tjetër qytet që “dështoi” për të lënë një impakt pozitiv për shumë turistë.
Singapori kishte përqindjen më të lartë të komenteve ku turistët flisnin për vlerën e dobët të parave në destinacionet kyçe.
Kur bëhej fjalë për mashtrimet, Marrakech në Marok zuri vendin e parë.
Burimi: /Anabel