Këto janë çiftet që zyrtarisht do të jenë në finalen e ‘Dancing with the stars’!

Pas shumë kërcimesh, sfidash dhe pse jo, përplasjesh dhe një histori dashurie të deklaruar mbrëmë, “Dancing With the Stars” ka mbërritur në finalen e saj, teksa të premten e ardhshme 4 çifte do të “luftojnë” për të qenë fituesit e këtij edicioni.

Mbrëmjen e djeshme u vendosën zyrtarisht edhe 4 finalistët, ndërsa për njërin prej çifteve ishte “fundi i aventurës” dhe këto ishin Salsano dhe Lori.

Pas “dance off-it” me çiftin Ardit&Jora, juria vendosi që më tej garën ta vazhdojnë pikërisht këta të fundit.

Zyrtarisht 4 çiftet finaliste, falë edhe votave të publikut janë:

Sara Hoxha & Luixhino, Ardit Cuni & Jora, Megi Pojani & Jurgen dhe Elhaida Dani & Ledian, me këta të fundit që e fituan “Dancing With the Stars”-in e vet, por ndoshta fitojnë edhe këtë të kërcimit.