Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është kremi mbrojtës ndaj diellit, sidomos gjatë muajve të nxehtë.
Pavarësisht se ditë pas ditë një pjesë e mirë kanë nisur të ndërgjegjësohen për aplikimin e tij gjatë gjithë vitit, thuajse të gjithë harrojmë një diçka: ta aplikojmë në ca zona mjaft të rëndësishme të lëkurës.
Kapakët e syrit, ose thënë ndryshe pjesa ku bëjmë penelin duhet aplikuar me aq rëndësi sa qafa apo balli.
Sipas dermatologëve kjo zonë rrezikohet po aq shumë nga kanceri i lëkurës sa gjithë pjesa tjetër ose ndoshta edhe më shumë, duke marrë parasysh sa delikate është.
Nga ana tjetër, kemi dëgjuar se një zonë të tillë, aq pranë syrit është më mirë ta shmangim për të mos krijuar acarim apo lëndim në rast se kremi hyn në sy.
Gjithsesi, pavarësisht çfarë dinit, harrojeni. Kur vjen puna tek mbrojtja, sigurohuni të lyeni edhe kapakët e syve për të shmangur rrezet e dëmshme të deportojnë në lëkurë.
Pse është kaq e rëndësishme?
Sipas mjekëve dermatologë, kanceri në zonën në lëkurën rreth zonës së syrit është më i vështirë për t’u kuruar dhe zakonisht më agresiv.
Për më tepër, duke qenë se bëhet fjalë për një lëkurë të hollë dhe delikate, kremi duhet aplikuar për të parandaluar rrudhat e parakohshme dhe të dëmshme në atë zonë, e cila është e predispozuar për të marrë gjithashtu pigment të errët.
Mos harroni që para aplikimit t’i keni duart e lara dhe të thata.Përdorni pak sasi dhe aplikojeni me kujdes duke e përhapur mirë poshtë pjesës së vetullave e deri tek zona e penelit.
Burimi: Huffington Post, Anabel