Sezoni i tretë i “Për’Puthen” po vazhdon të zhvillohet me shumë ngjarje të reja.
Nga ky emision para pak kohësh dolën çift dy konkurrentët e këtij sezoni, Mikela dhe Erioni.
Erioni e surprizoi Mikelen me një këngë dedikuar asaj në puntatën e fundit, ku kjo e fundit nuk hezitoi ti thotë, “Të dua”.
https://www.instagram.com/p/CcJOxy7lStJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=925e823d-f09f-4ef8-918e-098b72f721bc
Ndërsa pas daljes nga ky reality-show, çifti folën për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Ndër të tjerash Erioni tregoi për një surprizë që ia ka bërë Mikela.
“Para dy tre ditësh isha pak i mërzitur dhe isha me angazhimet e mija në Prizren, Mikela erdhi dhe më bëri surprizë, vetëm se më pa se isha i mërzitur” tha Erioni.
https://www.instagram.com/p/CcSzvAMAyNG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c64aa805-c2d3-4929-b632-43a99680ad34
Kujtojmë se nga ky reality-show para pak kohësh doli çift edhe Bashkimi me Alvisen, mirëpo ata u ndan pak kohë pas largimit.