Mes Diolës dhe Xhonit u aludua se mund të lindi diçka më shumë se thjesht shoqëri, aludim që erdhi pasi dyshja u duk se po kalonin shumë kohë të mirë së bashku.
Gjithashtu, ky afrimitet nuk u kalua pa u vënë re edhe nga banorët.
Mirëpo gjatë mbrëmjes së djeshme Diola dhe Xhonatani kanë konsumuar një darkë së bashku, larg vëmendjes së banorëve të tjerë.
Gjatë bisedës ata kanë folur edhe për raportin mes tyre si edhe kanë komentuar mendimet e banorëve apo publikut jashtë.
Mes të tjerash Diola është shprehur se nuk ka ndjenja dashurore ndaj Xhonit, madje e konsideron këtë të fundit si vëllain e saj.
“I dimë shumë mirë përgjigjet që do japim aty. E di që do i shohin me dyshim, me skepticizëm po unë realisht të shoh si vëllain tim, sinqerisht ta them. Edhe të kam shumë xhan e më bëhet shumë qejfi që të njoh”, është shprehur Diola.