Einxhel Shkira ishte një ndër personazhet më të komentuar në “Big Brother VIP”.
Krahas momenteve të këndshme, ajo ka kaluar dhe shumë sfida por ia doli që të shkonte deri në finale.
Kujtojmë se një nga momentet më emocionues të Einxhel në Big Brother Vip ka qenë ai kur për disa momente në mbrëmjen e Krishtlindjeve u shfaq si moderatore në studion e spektaklit për ta drejtuar atë.
Einxhel e superoi këtë moment mes shumë emocionesh por arriti të shkëlqejë si moderatore në këtë drejtim edhe pse dukej se ishte e papritur dhe u kap e papërgatitur.
Por duket që ky moment ka qenë ndër më të dashurit edhe për prindërit e Einxhel, të cilët këtë moment e kanë ruajtur përmes një fotoje edhe kornize në mur.
“Ndërkohë prindërit e mi në shtëpi, foton e presidentit në mur”, ka shkruar Einxhel krah këtij kujtimi të veçantë, të cilin e sjell ndërmend edhe sot.