Të gjithë biem dakord se çdo marrëdhënie ka konflikte, të cilat ndonjëherë mund të lindin nga hiçi dhe të shndërrohen në debate të nxehta.
Të gjithë çiftet përjetojnë ulje-ngritje në marrëdhënie ndaj është mëse e kuptueshme që në një moment gjaknxehtësie të thuhen fjalë të pamenduara mirë.
Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, fjala e vetme që nuk duhet të thoni asnjëherë gjatë një debati është ndarje/divorc. Arsyeja?
Së pari, një fjalë e tillë shkakton ankth dhe stres te pala tjetër. Sado i/e sigurt të jetë partneri/ja për dashurinë dhe lidhjen, një fjalë e tillë ndikon që të rritet niveli i stresit dhe ankthit.
Së dyti, mund të ketë efekt negativ duke e bërë partnerin/en ta mendojë realisht ndarjen ose divorcin. Edhe pse ju mund ta keni thënë në nerva e sipër, nuk dihet me siguri se çfarë efekti do të ketë tek ai/ajo.
Së treti, është një “goditje e ulët” pasi në shumicën e kohës thuhet për ta “manipuluar” dhe frikësuar tjetrin. Një marrëdhënie e mbajtur me frikë dhe kërcënime nuk ka si të jetë kurrë e lumtur.
Fjala divorc/ndarje nuk duhet thënë në rastet kur me të vërtetë nuk e mendoni, por e thoni ashtu në gjaknxehtësi. Mendohuni mirë.
Në rastet e tjera, kur marrëdhënia nuk është aspak siç duhet, sigurisht që mund ta diskutoni të dy mundësinë për t’u ndarë ose divorcuar…gjithnjë kur të jeni të qetë.
Burimi: Women’s Health