Keni kaluar koronavirusin? Ja 7 shenjat që tregojnë se mund t’ju ketë shkaktuar “mjegull” në tru

Infektimi me infeksionin SARs-CoV-2 mund të shkaktojë dëme të tmerrshme në trupin tuaj.

Edhe pse disa njerëz mbeten asimptomatikë, ka nga ata që e përjetojnë si sëmundje të butë, të moderuar deri në të rëndë.

Disa madje përjetojnë simptoma shumë kohë pas shërimit të tyre.

Kjo është ajo që ekspertët e përcaktojnë si sindromën Covid i gjatë ose pas COVID.

Simptomat e pasojave nga COVID mund të jenë të shumëllojshme. Nga kolla, lodhja deri te gulçimi dhe ndjesia e dëmtuar e nuhatjes dhe shijes, mund të shfaqen simptoma të ndryshme.

Një nga sëmundjet e zakonshme që është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar është paqartësia në tru. Simptomat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Çfarë është paqartësia në tru?

Paqartësua ose mjegulla e trurit nuk është një sëmundje specifike, më tepër është një term për të përshkruar një gamë të gjerë simptomash që lidhen me të menduarit e ngadaltë ose të mjergullt.

Është një lloj mosfunksionimi kognitiv që dëmton përqendrimin dhe shkakton probleme me kujtesën.

Në shumicën e rasteve, kjo paqartësi është vetëm e përkohshme dhe shërohet vetë.

Sidoqoftë, në raste të caktuara të COVID-19, mund të jetë afatgjatë dhe akute. Mund të zgjasë javë apo edhe muaj pas sëmundjes fillestare.

Një studim i vitit 2020 zbuloi se gati 28% e njerëzve kishin probleme afatgjatë të përqendrimit më shumë se 100 ditë pas shtrimit në spital nga COVID-19.

NHS pretendon se paqartësia e trurit nuk është e zakonshme vetëm tek njerëzit që janë shtruar në spital me koronavirus.

Ndërsa të rriturit e moshuar thuhet se janë të ndjeshëm ndaj dëmtimit kognitiv pas sëmundjes kritike, disa studime sugjerojnë se pacientët më të rinj me COVID-19 janë gjithashtu në rrezik.

Shenjat që tregojnë se keni paqartësi në tru

Sipas NHS, mjegulla e trurit është një term i përdorur për të përshkruar dëmtime të ndryshme njohëse që përfshijnë:
– Përqendrimi i dobët
– Konfuzion
– Të menduarit e ngadaltë
– Mendime të turbullta
– Harresa
– Fjalët e humbura
– Lodhje mendore

Njerëzit zakonisht shërohen nga mjegullimi i trurit. Ju mund të keni simptoma të ngjashme pas infeksioneve të tjera, një dëmtimi të vogël në kokë ose gjatë menopauzës.

Paqartësia e trurit është gjithashtu e zakonshme nëse keni depresion, ankth ose stres.

Çfarë duhet të keni tjetër kujdes nëse keni kaluar Covid:

– Lodhje
– Kollë
– Dhimbje kyçesh
– Mungesa e frymëmarrjes ose vështirësi në frymëmarrje
– Dhimbje gjoksi
– Probleme me kujtesën, përqendrimin ose gjumin
– Dhimbje muskulore ose dhimbje koke
– Rrahje të shpejta të zemrës
– Humbje e nuhatjes ose shijes
– Depresioni ose ankthi
– Ethe