Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey është paditur për 20 milionë dollarë për këngën hit “All I Want for Christmas Is You”.
Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit nga Andy Stone për këngën e njohur të Krishtlindjeve.
Kantautori pretendon se ka shkruar dhe regjistruar një këngë me të njëjtin titull përpara se Carey të publikonte këngën e saj, e cila në fakt u bë kënga më karakteristike e Krishtlindjeve në botë.
Dy këngët kanë tekste të ndryshme dhe melodi të ndryshme.
Në padi thuhet se avokatët e Stone kontaktuan me Carey-n vitin e kaluar por nuk arritën asnjë marrëveshje.
Versioni i Mariah ka qenë një hit mbarëbotëror dhe thuhet se këngëtarja fitoi 60 milionë dollarë, sipas The Economist. Gjithashtu kënga është transmetuar 1 miliard herë në Spotify.