Kengetarja nga Kosova, Jehona Sopi, rastisi te ishte prane sulmeve terroriste nga “Al Qaeda” te cilat rezultuan fatale per 88 pushues ne “Sharm el sheikh” ne veren e vitin 2005.
Kjo ishte nje ngjarje mjaft tragjike dhe e frikshme te cilen Jehona e ndau me publikun e gjere ne nje interviste.
Artistja shqiptare ka zbuluar se në momentin e eksplodimit ajo ishte vetëm 100 metra larg nga vendi dhe ndodhej në një klub aty pranë.
“Filluan të na nxirnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, fillon rrëfimin Jehona duke treguar se pasi shpëtoi ka qajt tërë natën nga frika se do të vdiste nga ndonjë sulm tjetër.
“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova n’pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, tha Jehona së cilës pas sulmit iu desh të qëndrojë edhe 4 ditë të tjera sepse nuk kishte aeroplan për t’u kthye
Edhe pas përjetimit të kësaj përvoje asapk të mirë, Jehona tregoi se pas kësaj ndodhie ka shkuar edhe dy herë të tjera në Egjipt.