Fotoshopi ne ditet e sotme po perdoret masivisht duke rezultuar ne deformime apo shnderrim te identitetit te fytyres dhe trupit.
Ky fenomen qe po perhapet shihet te perdoret me se shumti nga femrat ne moshe te re, duke mos perjashtuar ketu edhe personazhet publik.
Diten e sotme kengetarja Rovena Stefa eshte kryqezuar nga ndjekesit per fotoshopin e tepruar ne postimin e saj te fundit, aq sa ka deformuar njerin sy dhe formen e fytyres ne profil.
Eshte ne rregull te rregullosh filtrat apo ngjyrat e fotos, mirepo shnderrime te tilla po demtojne gjithnje e me shume brezat ne vijim te cilet ushqehen me shembullin e nje pamje “perfekte”, me buze te trasha, hunde te vogel e molleza te theksuara, duke shkaktuar keshtu mos-pelqim ne pamjen e tyre dhe deshiren per t’i ndryshuar tiparet.
Kjo ka bere qe fakti se cdokush eshte i bukur ne menyren e vet te behet gjithnje e me pak i besueshem pasi po krijohet ideja e nje “perfeksionizmi” qe ne fakt nuk egziton!