Ylli i njohur i muzikës rep, Cardi B, e ka zbuluar lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin, Offset.
Rep artistja e bëri publik lajmin e shtatzënisë së dytë të dielën mbrëma, në kuadër të ceremonisë “BET Awards”, teksa doli në skenë për të performuar me grupin “Migos”, pjesë e së cilit është edhe bashkëshorti i saj.
Në këtë paraqitje, Cardi B, e kishte veshur në kostum me gurë shkëlqyer, teksa në fokus kishte vënë barkun tashmë të fryrë.
Lajmin e shtatzënisë e konfirmoi dhe përmes rrjeteve sociale, pak kohë pas paraqitjes në skenën e “BET Awards”. Ajo e postoi një fotografi ku shfaqet në profil duke e ledhatuar barkun e rrumbullakosur, të shoqëruar me një mbishkrim të shkurt dhe të thjeshtë, ku thuhej: “#2!”.
View this post on Instagram
Videoja ku Cardi B shfaqet duke i interpretuar këngët, “Straightenin” dhe “Type Sh*t” me grupin “Migos”, reperja shihet duke vallëzuar plot energji, pavarësisht se duket që është në tremujorin e dytë të shtatzënisë.
Kjo është hera e dytë që rep artistja e njohur amerikane e lajmëron shtatzëninë live në televizion. Në mënyrë të ngjashme Cardi e pati bërë publike shtatzëninë e parë, me të dalë në skenë për të performuar në shoun “Saturday Night Live”. Vajza e parë e çiftit, Kulture, u lind më 10 korrik të vitit 2018.
Adhururesit e reperes e pushtuan internetin me reagimet rreth lajmit të shtatzënisë së dytë të idhullit të tyre, duke u shprehur të habitur por edhe mjaft të gëzuar.
Në edicionin e 21-të të ceremonisë “BET”, Cardi B ishte nominuar në katër kategori, kurse triumfoi në dy prej tyre, “Bashkëpunimi më i mirë” për hitin “WAP”, dhe “Çmimi i publikut” i cili po ashtu shkoi për këtë këngë të cilën Cardi e ka realizuar në bashkëpunim me yllit tjetër të muzikës rep, Megan Thee Stallion.
/koha