Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë që i ka vendosur të bijës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doci është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale.

Teksa postoi një foto të vajzës së porsalindur ajo shkroi:

“14.02.2023 ELHAMDULILAH ALLAH

Mirë se erdhe Aina ime
Falenderimi i takon Zotit me mijëra here qe ma dha dhuraten ma te shenjte ne botë dhe nepermjet teje sot me dha emrin NËNË.

BTW: Gjyshi Naz ti sot e ke ditelindjen dhe besoj qe kjo eshte dhurata me e bukur qe t’kam bere ndonjehere, Aina tashme do e festojë ditelindjen bashke me Gjyshin.

Ju dua”.