Banorët e “Big Brother Kosova” nuk kanë hezituar aspak që të nisin të tregojnë menjëherë detaje apo ngjarje nga jeta e tyre personale.
E ndërsa Stresi duket se ka zgjedhur që historinë që ka me ish-bashkëshorten Keisin ta bëjë “motiv” të qëndrimit në program, duke e përdorur edhe në marrëdhënien me vajzat e tjera aty, një prej personazheve të tjerë që ka folur për ishin gjatë ditë së sotme ka qenë Ana Kabashi.
Mëngëtarja e njohur ka rrëfyer në një diskutim me banorët se si ka zbuluar tradhëtinë e ish-partnerit, duke na bërë me dije edhe për aftësitë prej “dedektiveje” që ka brenda saj.
“Ai jetonte jashtë edhe kur pati ardhur këtu e ka pasur telefonin pa kod, pas dy dite ja vendosi kodin edhe e pash dhe ia mbajta në mend dhe hic s’jam ngutur, pas një jave kur ishte në gjumë ia mora telefonin dhe zbulova gjithçka dhe vetëm i bëra ‘screenshot’ edhe ja dërgova vetes”, – tregoi Kabashi, duke zbuluar se kishte parë biseda të tij dhe jo vetëm me dikë tjetër, duke u përballur më pas me të për tradhëtinë.