Beatrix Ramosaj u përfshi në një romancë me Donald Veshaj brenda shtëpisë së Big Brother Vip e duke qenë se aktori kishte një histori ende të pambyllur mirë me Bora Zemanin, këngëtarja u gjykua ashpër në rrjet.
Tashmë, pas ndarjes së tyre dhe daljes hapur të Donaldit se po shpreson në një rikthim me Borën, Beatrix e ka ndjerë edhe më shumë sulmin online dhe këtë e ka shprehur përmes një video të postuar në Instagramin e saj.
E përlotur Trixa thotë se nuk e meriton këtë dhe se prej më shumë se tre muajsh është duke u sharë e mallkuar ajo e familja e saj.
Krahas komenteve të shumta suportuese ra në sy një i këngëtares Leonora Jakupi.
Këngëtarja drenicase komentoi posht postimit të Trixës duke i dhënë përkrahje publikisht për situatën që po kalon.
“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit!
Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate moj e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”, shkruan ajo.