Infektimit me Covid-19 nuk i ka shpëtuar as këngëtari i famshëm, Ed Sheeran. Këtë lajm e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në Instagram ku ka treguar se do të izolohet pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Muzikanti tha në një postim në faqen e tij në Instagram, se do të vazhdonte të jepte intervista dhe shfaqje të planifikuara, nga shtëpia.
“Hej djema, shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për Covid-19, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e shëndetësisë. Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të bëj përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/performancat e mia të planifikuara nga shtëpia.”