Post Malone është në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren prej shumë vitesh, raporton TMZ.
“Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time. Unë jam më i lumtur se kurrë. Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të japim sa më shumë dashuri çdo ditë,” –tha reperi për TMZ.
Burime pranë reperit 26-vjeçar thanë se çifti organizoi një festë private me miqtë dhe familjen në Kaliforninë Jugore gjatë fundjavës për të festuar lajmin emocionues. Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, ka zgjedhur një jetë më private që kur u transferua nga Los Angeles në Salt Lake City, 3 vjet më parë.
Ai ende nuk e ka ndarë lajmin se do të bëhet baba në mediat sociale. Së fundmi, Post ka qenë i zënë duke reklamuar albumin e tij të ri, “Twelve Carat Toothache”, që do të dalë më 3 qershor.