Reperi Murda është dënuar me mbi katër vjet burgim, pasi tekstet e këngëve të tij kanë “inkurajuar konsumimin e drogës”.
Reperi 38-vjeçar mohon akuzat tha avokati i tij, Ümit Gürkal Egemen shtoi se do të apelojë këtë vendim “të padrejtë”.
Murda, emri i vërtetë i të cilit është Mehmet Önder Do?an, kryesisht këndon në gjuhën turke dhe është mjaft i njohur në Turqi.
Murda ka vepruar “brenda normave të lirisë së shprehjes”, tha avokati Egemen, duke shtuar se akuzat i referohen tri këngëve të këtij këngëtari, njëra e titulluar “Eh Baba” që ka mbi 116 milionë shikime në YouTube.
“E kam mbështjellë një cigare [me marihuanë], më trullosi”, thuhet në një prej teksteve të këngëve të tij.
Këngëtari ishte ndaluar për një kohë të shkurtër në tetorin e kaluar në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit, për shkak se me tekstet e këngëve të tij “promovon përdorimin e drogës”.