Monika Lubonja organizoi një festë të madhe për datëlindjen e saj, ku pati të ftuar miq e familjarë, ndër to dhe ish-banorë të Big Brother Vip.
Sabiani nuk mori asnjë ftesë, pavarësisht se brenda shtëpisë kanë qenë miq të mirë. Sipas tij situatat që ndodhën pas daljes së tij mund të kenë ndikuar.
Ai u shpreh në “Natën me Aulonën” se fundja Monika nuk kishte pse ta ftonte duke qenë se nuk kanë pasur ndonjë afrimitet.
“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te ditëlindja e Big Mamës, u përqafuam,” – tregoi Sabiani.
Këngëtari tha se situatat shkuan sinkron por kënga “Tradhtare” nuk ka qenë dedikim, megjithatë se përjashtoi mundësinë se Monikës mund t’ i ketë ngelur hatri për këtë.
Ndërkohë, Sabiani foli dhe për situatën me Ilirin, me të cilin tha se janë shokë të ngushtë dhe flasin rregullisht, por po të ishte këtu do ishte shumë më ndryshe.