Nita Latifi publikoi së fundmi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “2 gota”.
Mirëpo titulli i kësaj kënge të Nitës është i ngjashëm me atë të dyshes, Luiz dhe Donald, “2 shotsa”.
Për këtë ngjashmëri, ka folur vetë Nita Latifi.
Teksa ishte e ftuar në “E Diell” ditën e djeshme, ajo tregoi se ngjashmëria e këngës së saj me atë të Donaldit dhe Luizit ishte rastësi, duke shtuar se kanë mendime të njëjta.
“Unë e thash dy mendje të ndritura ndonjë herë mendojnë njejtë ka qenë rastësi”.
Kujtojmë se Nita Latifi nuk arriti dot finalen e “Big Brother VIP”, duke u eliminuar vetëm 1 javë para finales së madhe, me fitues Luiz Ejllin.
Që prej daljes së saj nga reality show, Nita nuk ka nguruar të tregojë hatërmbetje si ndaj vendimit për të mos qenë ajo finaliste, deri te banorët si Kiara Tito dhe Dea Mishel.
Për këtë të fundit, Nita u shpreh ndër të tjera se Dea nuk e meritonte aspak finalen e BBV.