Mbrëmjen e sotme, Einxhel dhe Dagz kanë qenë të ftuar në “Zemër Luana” për herë të parë pasi janë bërë prindër.
Mes të tjerash, për ciftin ka qenë rezervuar një lojë, ku teksa ndodheshin në një shtrat duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve rreth jetës së tyre sentimentale, por edhe profesionale.
Një ndër pyetjet për çiftin ka qenë nëse ka ndryshuar jeta e tyre seksuale pasi janë bërë prindër. Mes të qeshurave, Dagz ka treguar se 6 muaj ka qenë shtatzënia primare, veç marrëdhënies seksuale, më pas kanë qenë ato 40 ditët e para pas lindjes.
“40 ditshi që zgjat 3 muaj”, ka vazhduar të thotë Bes Kallaku. Çifti nuk ka ngurruar së bëri dhe batutën që druhen të kryejnë marrëdhënie seksuale, pasi ngel direkte shtatzënë Einxhel sërish.