Stresi me pjesmarrjen në “Big Brother Vip Kosova” ka bërë protagoniste dhe ish partneren e tij Keisin.
Së fundmi reperi ka ardhur me një tjetër kërkesë të fortë ndaj saj.
Në një bisedë të fundit me Lugatin, Stresi deklaroi se e meriton një shans të dytë dhe se nëse Keisi nuk shkon në “Big Brother”, ai nuk “do rend” më pas saj.
“Ajo do kohën e vetë, por nuk mendoj se do ndodhë. S’ma merr mendja. Dhe po nuk erdhi këtu, nuk e kërkoj atë dhuratë më kurrë. Duhet të ndryshoj jetën, planet e mia avash-avash. Kam bërë shumë hapa dhe do vazhdoj derisa të jem këtu, pastaj kur të dal nuk kam pse e zgjas më. Tani kam nevojë më shumë për të. E meritoj edhe një shans…por jashtë më prej një jetë e bukur shumë. A je burrnesh, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës. Ia ka frikën shumë këtij reality-show. A e di çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam frikën ndjenjave.”