Keisi habit me deklaraten per Stresin: “Thotë jemi të fejuar e të lidhur por ne jemi ende të martuar!”

Ish partnerja e Stresit, Kejsi ose më saktë bashkëshortja e këtij të fundit ka dhënë një intervistë për “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ndonse ajo ka folur për punën si kamariere që bëri xhiron e portaleve, Keisi ka treguar se vazhdon ende të jetë e martuar me reperin.

Ata kanë vendosur të ndahen dhe ruajnë respekt e një marrëdhënie korrekte me njëri tjetrin, por divorci nuk ka ardhur ende pasi të dy kanë qenë jashtë Shqipërisë. Ndonse siç shprehet ajo nuk e mendon një rikthim me të.

Por duket se edhe pse gjithësecili ka zgjedhur të vazhdojë jetën, hapin për divorc nuk po e merr asnjëri. Keisi tregoi gjithashtu se ruan një marrëdhënie korrekte edhe me familjen e Stresit.