Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë dhe modestinë e saj në ekran, dhe jo vetëm, edhe në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit një fotografi ku shfaqet me syze.
https://www.instagram.com/p/CXtFYDFoi_x/?utm_medium=copy_link
“Më mirë një “qorre” se 10 dashnore ?”, shkruan Rudina, ku krahas komenteve ku e komplimentojnë, një prej ndjekësve ka shkruar:
“Po ti ke qenë dashnorja e dikujt dhe more një plak”.
Megjithatë, si çdo herë, aktorja nuk ia kurseu përgjigjen duke komentuar:
“Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua”.
Në fakt, ajo ka treguar shpesh se i merr me sportivitet komentet, edhe kur janë ofenduese dhe të kësaj natyre.

