Moderatori Ardit Gjebrea ka postuar foto nga pushimet me familjen në Turqi.
Në njërën prej tyre, ai shihet me dy fëmijët përkrah shefit të njohur të kuzhinës, Nusret.
“Me fat kur të pret i zoti i shtëpisë”, ka shkruar ai.
Por nuk kanë munguar komentet e shumta deri diku edhe sulmet nga ndjekësit.
Një prej tyre vë në dyshim se moderatori ka paguar një shumë të majme për një foto me Nusretin.
Por si rrallëherë, Gjebra i ka ktyer një koment ndjekësit.
“Vërtet mendon se mund të paguaj unë për një foto me dikë??? Ndërkaq as ai nuk kërkon asgjë për një foto me të”, përgjigjet Gjebrea.