Gjatë gjithë ditës së sotme Olta ka qenë shumë e revoltuar ndaj Luizit dhe nuk i ka ndalur deklaratat e ashpra.
Pasi u shpreh se do tregojë çdo gjë që di për Kiarën, Olta foli sërish për dyshimet e saj përsa i përket mbështetjes ndaj Luizit.
Aktorja mendon se produksioni ‘ia mban shpatullat e ngrohta’ pasi sipas saj, ai nuk eleminohet apo dënohet për veprimet që bën.
“Kush e mban brenda këtë njeri? Unë them vetëm një fjali dhe dënohem njësoj si ai që bën fushata çdo ditë! Kush e mban brenda këtë njeri o zot! Kë ka ktë mikun kaq të fortë? S’ka gjë dhe unë do filloj të shkel rregullat çdo ditë! Çfarë të bëjë ai do bëj dhe unë, s’po bëjmë asnjë gjë dhe po dënohemi”– u shpreh Olta me tone të larta.
Me të thënë këto, produksioni i kërkoi Oltës të shkonte në dhomën e rrëfimit, ndërsa ajo i ktheu një përgjigje të papritur dhe të prerë: “S’dua të vi!”