Katër avionë luftarakë rusë kanë shkelur sot hapësirën ajrore suedeze. Shkelja ka ndodhur në lindje të Gotland.
Shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström ka deklaruar se në dritën e situatës aktuale me luftën në Ukrainë, “ne e marrim incidentin shumë seriozisht.
Sipas tij, forcat ajrore suedeze kryen një operacion dhe dokumentuan incidentin, në formën e fotografimit nga Jas 39 Gripen.
“Kjo tregon se gatishmëria jonë është e mirë. Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë. Ne kemi kontroll të plotë të situatës”, thotë shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström në një deklaratë për mediat suedeze.
“Joprofesionale dhe e papërgjegjshme”
Ishin dy avionë luftarakë rusë të modelit SU 27 dhe dy avionë luftarakë po rusë të modelit SU 24, të cilët shkelën hapësirën ajrore suedeze. Shkelja, sipas Forcave të Armatosura ishte e shkurtër dhe ndodhi përtej detit në lindje të Gotland .
SU-27, i cili ka emrin raportues të NATO-s “Flanker”, është një avion luftarak. SU-24, i cili ka emrin raportues të NATO-s “Fencer”, është një avion sulmues dhe bombardues.
Ministrja e Mbrojtjes: “Plotësisht e papranueshme”
Ministri i Mbrojtjes Peter Hultqvist ka deklaruar se shkelja do të çojë në “një sinjal të qartë diplomatik nga pala suedeze”.
“Shkelja e hapësirës ajrore suedeze nga Rusia është, natyrisht, krejtësisht e papranueshme. Kjo do të çojë në një sinjal të qartë diplomatik nga pala suedeze. Sovraniteti dhe territori suedez duhet të respektohet gjithmonë. Veprimi nga ana e Rusisë duhet të konsiderohet si joprofesional. Situata e sotme e politikës së sigurisë do të thotë se ajo që ndodhi duhet të konsiderohet si shumë e rëndë”.