Kanë pasur disa takime! Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ironizon keq Antonelën dhe më pas pendohet

Blerim Dauti, shqiptari nga Struga ka qenë një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, i cili ka shprehur pëlqim të fortë për Antonelën dhe i ka ndenjur afër në momentet e saj të vështira, sidomos pas situatës me Atdheun dhe Elvisin (Loco-n).

Gjërat midis tyre u tensionuan kur Antonela kërkoi rikthimin e Atdheut në program dhe ata nuk i ndalën debatet. Antonela ka dalë disa herë nga studioja prej tij.

Duket se një inat i vogël mund të ketë mbetur, kjo sepse nga dalja e Antonelës në “Big Brother VIP” Blerimi bëri një postim në InstaStory, të cilin më pas e fshiu.

“Nqs Covid-19 do kishte një fytyrë do të ishte kjo”,- thuhet në foto dhe fytyra e Antonelës është e mbuluar me emoji, por i duken vetëm sytë.