Disa ditë më parë nga “Replika.al” u përhap një lajm i çuditshëm rreth një romance të vjetër mes Olta Gixharit dhe konkurrentit të ri, Xhonatan.
Sipas burimeve të tyre, dyshja kanë patur një romancë të shkurtër gjatë verës së shkuar, ndaj bashkëshorti i Oltës kishte “zbarkuar” në Top Channel për të kërkuar largimin nga shtëpia të Xhonatan.
Ditën e sotme Xhonatani ka reagur për herë të parë pas daljes nga shtëpia teksa ishte i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, duke i hedhur poshtë gjithë fjalët që kanë qarkulluar.
“Unë kam patur fatin që Oltën ta njoh familjarisht dhe kemi kaluar kohë bashkë me familjen e mrekullueshme që Olta ka jashtë. Kur lexova ato gjëra, realisht jam prekur, dhe sigurisht që është një lajm i rremë i bërë për arsye klikimesh. Nuk doja ta përmendja, por e ndjeja një detyrim moral për publikun.”