Gazetari Ronaldo Sharka është spikatur gjithnjë për karakterin ngacmues gjatë intervistave me të ftuarit në programet e tij televizive.
Mirëpo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ne njohëm një anë tjetër të tij më të ndjeshme, pasi gazetari hapi zemrën me teleshikuesit dhe tregoi një anë delikate të jetës së tij.
Gjatë qëndrimit në izolim, ai foli për sëmundjen e keqe nga e cila vuan i ati, ndërsa gjatë puntatës së sotme në “S’e luan topi” ai tregoi një tjetër ngjarje të dhimbshme.
Ronaldo rrëfeu se ka qenë dy herë pranë vetvrasjes për shkak të komenteve bullizuese që e kanë bërë të ndihet inferior dhe të pasigurt në vetvete.
“Kam vuajtur nga bullizmi. Unë e kam kaluar pubertetin me vonesë dhe kjo më ka shkaktuar shumë komente që as që dua t’i përmend. Kam tentuar dy herë të vrasë veten. Herën e parë më shpëtoi familja. Isha diku 13-14 vjeç. Është gjëja më e tmerrshme që mund të të ndodhë. Mos lëndoni askënd, sepse edhe ai që duket më i dobëti ka një talent, ka vlera. Unë ja ku jam sot, jam mirë mendërish por jo të gjithë ia dalin.”
Ronaldo e mbylli rrëfimi me një mesazh shumë të fortë duke thënë: “Çfarëdo lloj gjëje që të thonë të tjerët nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta!”.