Një prej banorëve që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” pak javë pas nisjes së programit është Eni Tare.
Ndryshe nga banoret e tjerë që janë të prirur për sherre, drama dhe debate të forta, Eni është një natyrë komplet tjetër.
Megjithëse Enin e shohim mjaft të qeshur, së fundmi ai ka treguar një histori mjaft prekëse nga jeta e tij.
Teksa po diskutonte me banorët e shtëpisë, Eni tregoi se ka kaluar një fëmijëri mjaft të vështirë për shkak të babait të tij të alkoolizuar. Eni tregoi se prindërit e tij janë divorcuar, por traumat i kanë mbetur ende në mendje.
“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj lloj punësh, kamarier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç. Me gurë, me dru, 15-16 vjeç.
Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkoolizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tmerrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ.”
Eni shtoi se i ati ishte person i mirë, por kur pinte transformohej komplet.
“Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej, ishte komplet tjetër person. Fëmijëri e keqe”.