Për katër muaj Dojna Mema e mbajti të fshehtë lajmin e shtatzënisë.
Moderatorja ka qenë e ftuar sot në “Ëndërrtjerrësit”, ku ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël.
Ajo pranoi se pergjate gjithe moderimit te”BBV Fun Club” ka qenë shtatzënë dhe shpeshherë ka pasur shqetësime, por shtoi se të gjithë ata që janë pjesë e ekranit i kanë marrë parasysh këto gjëra.
“Kam pasur siklete, por duhet të duroja. Puna jonë i ka këto, i kemi marrë parasysh të gjitha”, u shpreh ajo
Ndërkohë tregoi një rast kur ishte në një event së bashku me partnerin dhe Ledion Lico e pyeti nëse është në pritje të ëmbël.
“Në një event isha me Vlashentin dhe mbaja në dorë një gotë shampanjë si kamuflim. Më tha, ju të dy jeni fejuar, mos ndoshta je shtatzënë”, tregoi Dojna.