Mbrëmjen e djeshme u transmetua pjesa e dytë e post “Big Brother VIP”, ku u zbulua se Donald Veshaj nuk e kishte pranuar ftesën që të ishte i pranishëm.
Por pavarësisht kësaj, ish-banorët e tjerë komentuan lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E jo vetëm kaq, pasi fituesi i BB VIP, Ilir Shaqiri, u shpreh se nuk e priste që Donaldi t’i qëndronte ftohtë pas përfundimit të reality show-t.
Sipas tij, ata të dy kanë dalë fitimtarë nga formati, duke qenë se morën surpriza të mëdha nga Top Channel.
“Kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale. Më vjen keq që e përjetoi kështu. Donaldi në skenë më tha se e ndjente që do isha unë fituesi dhe që e meritoja. Mendova se e kishte me të vërtetë”- është shprehur ai.
Kjo nuk është hera e parë që balerini ka folur mbi qëndrimet e Donaldit.
Rikujtojmë se gjatë një interviste së fundmi, Iliri tha se besonte që ai do të kishte fituar nëse nuk do ta kishte mbyllur marrëdhënien e tij me Bora Zemanin, pasi sipas tij, kjo gjë i humbi mbështetjen nga publiku.