Amos Zaharia ishte një ndër banorët më të përfolur e më të komentuar të “Big Brother VIP”, mirëpo rrugëtimi i tij përfundoi pak ditë më parë.
Pas daljes aktori ka qenë pjesë e intervistave të shumta ku ka folur rreth kësaj eksperience në shtëpinë më të famshme.
Ditën e sotme Amos ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku ndër të tjera zbuloi diçka të paditur për publikun.
Aktori pohoi se në një moment të lojës u dorëzua pasi vuri re se nuk mund t’a luftonte atë çka po ndodhte në shtëpi përsa i përket mbështetjes së madhe të publikut për Luizin edhe pas trazirave që ai krijoi në shtëpi.
Ndaj, për këtë arsye ai ndau me ndjekësit prapaskenat që kanë ndodhur në dhomën e rrëfimit.
Amosi u shpreh se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia për t’a lënë garën përgjysmë, mirëpo ka qenë produksioni që e ka ndalur.
“E di sa herë kam shkuar në dhomën e rrëfimit dhe thoja dua të dal se këtu nuk rri dot më, por aty ke një produksion që sido që të jetë, të shikon si investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë, qoftë edhe për të parë se si do të reagosh ndaj një padrejtësie që ndodh”.